E Diel, 1 Nëntor 2026

“Konflikti në Ukrainë, Rusia kërkon negociata”/ Qirjazi: Putin mund të jetë mes dy zjarresh…

Konflikti në Ukrainë vijon të mbetet një nga çështjet më të nxehta në arenën ndërkombëtare, ndërsa Rusia duket se po kërkon të forcojë pozitat e saj në tryezën e negociatave.

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në emisionin War Report, deklaroi se Moska ndodhet aktualisht në kulmin e aftësisë së saj negociuese për të përcaktuar të ardhmen e konfliktit.

Sipas tij, Ukraina po fiton gjithnjë e më shumë epërsi në fushën e betejës, veçanërisht në taktikat e vogla ushtarake, ndërsa Rusia po përballet me vështirësi ekonomike dhe politike. Qirjazi theksoi se ulja e investimeve të huaja, bllokimi i aseteve dhe presioni ekonomik po e bëjnë situatën më të ndërlikuar për presidentin Vladimir Putin.

Ai shtoi gjithashtu se Rusia mund të gjendet mes dy presioneve të mëdha: negociatave ndërkombëtare dhe marrëdhënieve të mundshme me Donald Trump, ndërsa Europa kërkon që çdo marrëveshje të ketë legjitimitet sipas kushteve të saj.

“Rusia në këtë pikë është në kulmin e aftësisë së saj për të negociuar të ardhmen e këtij konflikti. Shikojmë gjithnjë dhe më shumë një epërsi më të madhe të Ukrainës në fushën e betejës, sidomos në taktikat e vogla.

Të gjitha këto avancime dhe problemet e Rusisë, ku norma e interesit është ulur, kapitali i ulët i investimeve të huaja ka rënë. Bllokimi i aseteve ka dhënë efektin e tyre. Gjithçka po bëhet më e vështirë për Putin. Rusia mund të jetë mes dy zjarresh, pakti që mund të ketë bërë me Trump në Alaskë dhe negociatat. Europa kërkon legjitimiteti në termat e saj”, u shpreh eksperti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›