Konflikti për Kishën e Përmetit, konsulli grek takon kryebashkiakun përmetar
GJIROKASTER-Konsulli grek në Gjirokastër zhvillon takim me dyer të mbyllura me kryebashkiakun e Përmetit.
Konsulli grek në Gjirokastër Nikolas Kotrokoi po zhvillon në këto momente një takim me kreun e Bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe për çështjen e Pallatit të Kulturës, godina e së cilës ka nxitur konfliktin mes kishës dhe Bashkisë së këtij qyteti.
Takimi po zhvillohet pa praninë e mediave, ndërsa mësohet se ka qenë diplomati grek që ka kërkuar këtë takim.
Çështja e Pallatit të Kulturës ka shkaktuar dhe përplasje fizike pak ditë më parë ku dy besimtare ortodokosë u lënduan lehtë gjatë hyrjes me forcë në godinë, e cila ruhej nga policia private.
Ndërsa më pas Bashkia izoloi muret me tulla kurse priftërinjtë në shenjë proteste zhvilluan meshën jashtë. Çështje e kishës tensionoi marrëdhëniet mes dy vendeve ku policia greke pa asnjë shkak ktheu qindra shqiptarë në kufi.
Ekspertët në vend e cilësojnë cështjen e Kishës jo një cështje fetare por një problem që vjen si pasojë e cështjen ende të pazgjidhur të pronave.
(d.b/BalkanWeb)