Konflikti për Kishën në Përmet, Metropolia e Korçës: E turpshme, të anulohet vendimi
Klerikët Ortodoksë të Dioqezës së Korçës, në një deklaratë për mediet kanë shprehur shqetësimin dhe indinjatën për ngjarjen e përdhosjes së turpshme të Kishës së Shën Marisë dy ditë më parë në Përmet. Sipas klerikëve Ortodoksë, dhuna e ushtruar ndaj Kishës Ortodokse ishte një akt i shëmtuar duke dëmtuar kështu imazhin e shtetit shqiptarë.
Gjithashtu klerikët Ortodoksë kanë kërkuar që ngjarja e ndodhur në Përmet, duhet të pasqyrohet me drejtësi dhe vërtetësi. Ndërsa kanë shprehur mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj famullisë së Kishës së Shën Marisë si dhe ndaj vëllezërve që shërbejnë atje.
Deklarata është shënuar në shënjë proteste edhe nga dhjetra besimtarë ortodoksë, të cilët gjithashtu dënojnë aktin e shëmtuar ndaj dhunës së ushtruar në Përmet.