E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti per kreun e qarkutdy kryetare ulen ne nje zyre

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka zhvilluar nje takim me strukturat e PS-se ne Fier pas konflikteve te krijuar per postin e kryetarit te qarkut te ketij qyteti.

Pas takimit Rama nuk ka preferuar te jape asnje deklarate per mediat lidhur me ceshtjet e diskutuara apo vendimet e marra lidhur me situaten. Vizita e Rames ne kete qytet erdhi si domosdoshmeri e krijimit te nje gjendje tension qe vijoi pergjate gjithe dites se sotme.

Sot Vangjel Ndreka eshte ulur per here te pare ne pozicionin e kryetarit te qarkut nga ku ka reaguar edhe ndaj deklarates se prefektit te Fierit Bujar Hasaj te bere nje nate me pare ndersa ne oret e pasdites pretedenti tjeter Artur Shehu qe perfaqeson Partine Demokratike ka mberritur ne ambientet e institucionit te qarkut duke u perballur keshtu me njeri -tjetrin pasi te dy insistojne se jane fitues.

Pak me pare mes dy kandidateve per postin e kryetarit te cilet gjendeshin brenda godines eshte zhvilluar nje debat. Artur shehu kandidati i partise demokratike para se te largohej nga godina ka debatuar me Vangjel Ndreken kandidati i partise socialiste pasi e ka gjetur ne zyre.

Sipas Top Chanel gjate mesdites se te premtes kur keshilltaret e djathte pa marre parasysh vendimin e gjykates kane hyre per te prezantuar kryetarin e zgjedhur prej saj Artur Shehu. Por ne zyren e kryetarit te keshillit ka qene Ndreko ndaj mes replikave por sigurisht jashte kamerave televizive prezantimi i kryetarit demokrat eshte bere ne nje zyre tjeter vetem me anetaret e koalicionit te djathte.

Policia lejoi te hyjne ne ndertese vetem deputetet e Partise Socialiste ndersa nuk dihen zhvillimet e metejshme te kesaj situate ne nje kohe qe nga Tirana mesazhi i kryetarit socialist ka qene i qarte. Sipas tij nuk do te kete asnje marreveshje per ligjet me tre te pestat nese rrembehen Kryetaret e Keshillit te Qarkut te Fierit dhe Gjirokastres.

Nderkohe situata eshte normalizuar dhe simpatizantet jane shperndare per momentin ndersa policia vazhdon te monitoroje situaten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›