E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti per pronen djeg bashkefshatarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të dielës në një fshat të Librazhdit. 55-vjeçari Jashar Hoxha, nga fshati Dardhë i Librazhdit, pas një konflikti me fqinjin e tij, S. Poçi për çështje pronësie, e ka lyer me benzinë atë dhe më pas i ka vënë flakën.

Si rezultat, Poçi ka djegie të mëdha në trup dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ndërsa është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin Ushtarak.

Ndërkohë, forcat e policisë të cilat kanë arrestuar 55-vjeçarin i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›