Konflikti për pronën, 59-vjeçari kërcënon Përmbarimin: Do vetëdigjem
DURRES-Një 59-vjeçar nga Durrësi, kërcënoi se do të vetëflijohej nëse Përmbarimi e nxjerr nga shtëpia.
59-vjeçari Isuf Gilani, rreth orës 11:00 është kyçur në ballkonin e shtëpisë së tij me një shishe benzinë dhe një çakmak në dorë, teksa ka kërcënuar se nëse Përmbarimi afrohej ai do të vetëdigjej.
Shtetasi Gelani, nuk ka pranuar të negociojë as më forcat e policisë që ndodheshin në vendngjarje, madje ai ka arritur edhe të ndezë një zjarr përreth, por forcat zjarrëfikëse arritën ta shuajnë.
Në kushtet kur Përmbarimi ka vënë re gjendjen e rëndë depresive të 59-vjeçarit, është tërhequr nga vendimi për ta liruar sot shtëpinë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Durrësit, në lagjen nr.4. Isuf Gelani rezulton se ka gati 40 vjet që jeton në këtë banese.
(m.s/BalkanWeb)