Kongo, 200 të vdekur nga shpërthimi në depon e armëve
BRAZAVILLE-Tragjedi në kryeqytetin e Kongos, pas shpërthimit në një depo armësh. Të paktën 200 persona kanë humbur jetën, shumë shtëpi janë shkatërruar nga vala goditëse, e shpërthimit të ndodhur në kryeqytetin Brazaville.
Shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe ka vazhduar gjatë gjithë ditës, për shkak të municioneve të shumta në depo. BBC thotë se shpërthimi është dëgjuar disa kilometra larg. Në kryeqytetin e Kongos vazhdon që të mbretërojë paniku dhe frika.
Ministri kongolez i Mbrojtjes ka drejtuar menjëherë pas shpërthimit një mesazh në radio duke theksuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë nisje lufte apo grusht shteti, por për një aksident në depon e armëve të një regjimenti ushtarak.
(ma.ar/BalkanWeb)