E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i Aleances Kuq e Zi

Partia Aleanca Kuq e Zi po mban sot Kongresin e saj të parë mbarëkombëtar. Paradite delegatët Kuq e Zi marshuan nga Sheshi "Skenderbej" ne bulevardin "Deshmoret e Kombit".

Në fjalën e tij, kryetari i Aleances, Kreshnik Spahiu deklaroi se do të ketë gjithnjë gatishmëri për kauzën shqiptare.

"Jemi më të varfërit jemi me qeveri të korruptuar. Jemi në vitin 2012 dhe akoma nuk dihet numri i plotë i popullsisë", tha Spahiu.

Kreu i Aleancës u shpreh para delegatëve se ky vit e gjeti shtetin shqiptar në një gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa theksoi se shqiptarët drejtohen nga një qeveri e korruptuar dhe me ndasi politike.

"Aleanca Kuq e Zi është një alternativë qeverisëse më e mira dhe më profesonalja", tha Spahiu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›