E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi vazhdon betejën e borxhit

Republikanët dhe demokratët në Kongres po zhvillojnë sot një tjetër debat në betejën për taksa, shpenzime qeveritare dhe madhësinë e qeverisë federale.
        
Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë mbi një projekt-ligj republikan për të vazhduar marrjen e fondeve borxh deri më 19 maj.
        
Zgjatja e afatit e shtyn rrezikun që Uashingtoni të mos paguajë detyrimet e tij lidhur me borxhin publik masiv, duke shmangur për momentin edhe kërcënimin që sjell kjo për ekonominë.
        
Më parë republikanët kishin kërkuar që për çdo dollar që ngrihet tavani i borxhit të ulet me një dollar buxheti federal. Administrata Obama thotë se nuk do t’i kundërvihet projekt-ligjit republikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›