“Kongresmenë amerikanë dhe eurdeputetë, të shqetësuar për dhunën ndaj protestuesve”- Ish-kreu i Dhomës Amerikane, Enio Jaço: Qeveria nuk mund te kërkojë besimin e partnereve perëndimore
Ish-Kreu i Dhomës Amerikane, Enio Jaço thotë se qeveria nuk mund të kërkojë besimin e partnerëve perëndimore, ndërsa thotë se ata kanë shprehur shqetësimet për dhunën ndaj protestuesve.

Me anë të një postimi në Facebook, Jaço shkruan se janë dy kongresmenë amerikanë dhe një eurodeputet që janë kundër dhunës të ushtruar nga policia.
“2 reagime nga Kongresi Amerikan. 2 nga Europa. Katër reagime ndërkombëtare brenda ditës për atë qe po ndodh ne Shqipëri.
Dy kongresmene republikane amerikane, nje eurodeputet dhe Partia Demokratike Europiane kane ngritur shqetësime për dhunën ndaj protestuesve, dhe shkeljen e shtetit ligjor.
Mesazhi është i qarte: Qeveria Shqiptare nuk mund te kërkoje besimin e partnereve perëndimore, ndërsa përdor dhune ndaj qytetareve”, shkruan Enio Jaço.
