Kongresmeni amerikan Jim McGovern reagon për protestat në Shqipëri: Qeveria t’i japë fund dhunës dhe të dëgjojë qytetarët!
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës dhe duke i bërë thirrje qeverisë të ndalë dhunën ndaj protestuesve.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, McGovern thekson se qytetarët dalin në rrugë kur qeveria nuk u përgjigjet nevojave të tyre. Ai nënvizon gjithashtu se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore mbrohet nga e drejta ndërkombëtare.
Në reagimin e tij, McGovern i bën thirrje qeverisë shqiptare t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve, të garantojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë kërkesat e qytetarëve.
“Qeveria duhet t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve, të garantojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë aspiratat e qytetarëve”, thekson ai.
Jim McGovern: Po i ndjek me shqetësim protestat në përshkallëzim në Shqipëri. Njerëzit dalin në rrugë kur qeveria e tyre nuk u përgjigjet nevojave të publikut. E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore mbrohet nga e drejta ndërkombëtare. Qeveria duhet t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve, të garantojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë aspiratat e qytetarëve.
I’m watching with concern the escalating protests in Albania. People take to the streets when their government is not responsive to the public’s needs. The right to peacefully protest is protected under international law. The government must halt violence against protestors, safeguard rule of law, and listen to the people’s aspirations.
https://t.co/erAAJT4pJT
— Rep. Jim McGovern (@RepMcGovern) October 23, 2026