E Diel, 1 Nëntor 2026

Konjufca takon Sorensenin: Kosova e përkushtuar ta përmbyllë dialogun me Serbinë përmes njohjes reciproke

PRISHTINË, 12 maj /ATSH/ Kosova mbetet e përkushtuar për ta përmbyllur dialogun me Serbinë përmes njohjes reciproke, ka deklaruar ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca.

Konjufca ka thënë se këtë e ka rikonfirmuar në takimin e përbashkët me kryenegociatorin e Kosovës në dialogun me Serbinë Agron Bajramin, me rastin e pritjes së emisarit special të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, në Bruksel.

“Ishte kënaqësi të mirëpresim Peter Sorensen në Ambasadën tonë në Bruksel për një diskutim të strukturuar mbi avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Së bashku me kryenegociatorin tonë, Agron Bajrami, riafirmuam se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive në këtë proces — me synimin e qartë për ta përmbyllur atë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Konjufca në X, transmeton KosovaPress.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›