Konklava kardinalet rifillojne diskutimet

Kardinalët priten të nisin ditën e dytë të diskutimeve mes tyre, në Konklavën e Vatikanit, që do të zgjedhë Papën e ri, pasi nuk arritën një vendimmarrje gjatë së martës.
115 kardinalët zgjedhës janë të mbyllur në Kapelën Sistine deri sa 2/3-at e tyre të bien dakord për zgjedhjen e liderit të ri të 1,2 miliardë katolikëve nëpër botë.
Tymi i zi sinjalizoi mos arritjen e një marrëveshjeje gjatë votimit të ditës së parë, duke shkaktuar brohoritje nga turma në Sheshin e Shën Pjetrit, gjatë mbasdites së të martës.
Nuk ka ende një kandidat pretendent për të zëvendësuar Papën Benedikti XVI. 85-vjeçari u dorëhoq Papa i riVatikan, tym i zi nga Kapela Sistine Kandidatët për të drejtuar VatikaninVatikan, nis votimi për Papën e ri gjatë muajit të kaluar, duke deklaruar se nuk kishte më fuqi për të udhëhequr Kishën, e cila është prekur nga probleme të ndryshme, që prej skandalit botëror në lidhje me abuzimet seksuale ndaj fëmijëve, e deri tek akuzat për korrupsion me Bankën e Vatikanit.
Kardinalët do të votojnë 4 herë në ditë, deri kur një kandidat i vetëm të gjejë mbështetjen e nevojshme, e në këtë moment tymi që del nga oxhaku i Kapelës Sistine do të bëhet i bardhë.
Pas gjumit të natës së të martës në hotelin e Vatikanit, ata do të udhëtojnë përmes kopshteve drejt Kapelës, sërish mëngjesin e së mërkurës, për të rinisur votimet.
Votimi bëhet në heshtje të plotë, pa diskutime formale, deri sa vendimi të merret. Nëse kjo nuk ndodh pas 3 ditësh, atëherë mund të ketë një pushim për lutje dhe diskutime informale për maksimumin 1 ditë.