Konkurrenca “heton” internetin/ Verifikohen disa kompani administrimi të rezidencave të banimit, autoriteti nuk tregohet transparent

Prej më shumë se një viti, Autoriteti i Konkurrecës ka nisur një hetim ndaj disa kompanive që administrojnë rezidenca banimi në kryeqytet, me argumentin se ato kufizojnë aksesin në shërbimin e internetit për familjet. Hetimi, i cili nuk është gjithpërshirës për subjektet që admistrojnë këto komplekse, përfshin periudhën 1 janar 2020 deri në Maj 2024.
Ky autoritet ka dalë në konkluzionin paraprak se ka dyshime të arsyeshme, që disa kompani administruese në pallate, nuk i lënë të lirë banorët të zgjedhin shërbimin e internetit.
Nisur nga ky konkluzion paraprak, gjatë ditës së hënë pranë autoritetit të konkurrencës u zhvilluan seanca dëgjimore, mes palëve të përfshira në këtë hetim. Në kuadër të transparencës, televizioni Vizon Plus shfaqi interes për të qënë prezent në këtë mbledhje, por nuk u lejua nga autoriteti i konkurrencës. Ndërkohë nga eksperienca e mëparshme, për mënyrën sesi funksionon ky institucion, prania në seanca dëgjimore vendoset sipas interesit të drejtuesve.
Kompanitë administruese të pallatave gjatë kësaj të hëne kanë kërkuar prova dhe fakte nga ky institucion, mbi të cilat bazohet ky hetim dhe konkluzion i autoritetit. Ky i fundit do të vendosë brenda 5 ditëve nëse do të pajisë me prova apo do të mjaftohet me ato që ka përmendur në raport kontroll.
Por ky hetim ka disa hije dyshimi lidhur me qëllimin e tij. Së pari ai ka hetuar vetëm një numër të vogël kompanish që administrojnë pallate, kur në Tiranë ka me dhjetra subjekte të tilla.
Ndërkohë roli i administratorëve lidhet vetëm me kompleksin e banimit, ndërsa vendimmarrja në cdo pallat i takon pronarëve të apartamenteve, pra Asambnlesë së Banorëve. Kjo situatë të krijon dyshimin se qëllimi final i autoritetit nuk është ofrimi i konkurrencës.