E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca monitorim tregut

Autoriteti i Konkurrencës shprehet se është duke monitoruar tregun e karburanteve në vend, në mënyrë që të jetë sa më i saktë në vendimet e tij lidhur me situatat e mundshme abuzuese.

Drejtues të Autoritetit nuk japin detaje të analizës që po i bëjnë tregut, por mjaftohen duke thënë se po monitorojnë sjelljen e tregtarëve të naftës, sidomos shumicën.

Prej vitesh me radhë, importuesit e karburanteve dhe Autoriteti i Konkurrencës u gjendën në “konflikt” të hapur me njëri-tjetrin, nisur nga një raport ku bënte me dije pozitën dominuese të disa shoqërive dhe sjelljen e tyre në dëm të konkurrencës.

Megjithatë, gjobat që u vendosën nga Autoriteti lidheshin më tepër me aspektin procedural sesa me çmimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›