Konkurs për shtatoret e I. Qemalit, A. Zogut e H. Prishtinës

Pas konkursit për logon e festimeve të 100-vjetorit dhe monumentit e Pavarësisë, artistët vendas do të mund të dorëzojnë bocetet e tyre për një ose tre figurat historike në GKA. Këto monumente do të kenë tre elementë bazë: shtatoren, bazamentin dhe mbishkrimi me të dhënat e personalitetit historik (emri, titulli, data e lindjes dhe e vdekjes).
Bocetet që marrin pjesë duhet të jetë të punuar enkas për këtë konkurs dhe të mos jetë paraqitur në asnjë konkurs të mëparshëm. Pas dorëzimin të boceteve juria do të bëjë përzgjedhjen e fituesve deri në datën 13 maj. Ndërsa një ditë më pas, deri në datën 17 maj, do të bëhet ekspozimi i boceteve për publikun në sallën e GKA-së.
Të tri shtatoret (Ismail Qemali, Ahmet Zogu I dhe Hasan Prishtina) duhet te kenë lartësinë deri në 3 metra. Gjerësia e bazamentit varet nga kompozimi që do të paraqesë artisti për shtatoren. Shkrimi është pjesë e shtatores. Vendi dhe përmasa e tij përcaktohen në bazë të idesë së bocetit fitues, miratuar nga juria.
Ky konkurs zhvillohet në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
/Start/
2012-03-26 12:01