E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkursi kombëtar i gjuhës shqipe, shkolla “Bajram Curri” siguron kualifikimin për fazën e radhës

6 nxënëse të klasave të 9-ta të shkollës “Bajram Curri” janë shpallur fituese të fazës së dytë të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe. Ato do të përfaqësojnë Kukësin në fazën e radhës që do të zhvillohet në Lezhë. Mes emocioneve të fitores, nxënëset u shprehën se janë përgatitur intensivisht dhe se ky sukses është fryt i punës në grup dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

Drejtoresha e shkollës, Teuta Shehu, ka përgëzuar nxënëset për arritjen e tyre, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në konkurse të tilla, të cilat nxisin talentin dhe zhvillimin akademik të të rinjve.

“Unë dua të falënderoj nxënësit, pjesëmarrësit e këtij konkursi. Ishte një fitore e merituar”, tha Teuta Shehu, drejtuese e shkollës “Bajram Curri”

Nga ana tjetër, mësuesja e gjuhës shqipe, Ardita Neziri, u shpreh se nxënëset i pret një punë e gjatë dhe intensive përgatitore për fazën e radhës, me synimin për të arritur rezultate sa më të larta.

“Ne kemi punuar që në fillime dh etani kemi dh enjë barrë më të rëndë, por do të japim maksimumin”, u shpreh mësuese Ardita Neziri.

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe synon të vlerësojë arritjet gjuhësore dhe talentin e nxënësve, duke nxitur mendimin kritik dhe krijues, komunikimin e saktë dhe të vetëdijshëm, si dhe dashurinë për gjuhën shqipe si pjesë e identitetit kombëtar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›