Konkursi per cmimin Ardhja
Në ambientet e “Tirana Ekspres” janë ekspozuar punimet e 5 artistëve konkurent për çmimin “Ardhja”. Në garë për çmimin e parë janë Alketa Ramaj, Endri Dani, Klodian Deda, Matilda Odobashi dhe Ivi Topp. Ekspozita e këtij viti u organizua nën kujdesin e Sonja Lau dhe Alketa Kurrizo - Kordinatore Programi (T.I.C.A). Ajo cka bie ne sy në punët e prezantuara është larmia dhe mundësia e shprehjes në forma të ndryshme si video, pikturë, instalacion.
Çmimi “Ardhja” si çdo vit i shërben ekspozimit dhe promovimit të artistëve të rinj në lëmin e arteve pamore në Shqipëri. I fokusuar në qasjet e artisteve të rinj shqiptarë të cilat analizojnë nëpërmjet mediumeve të ndryshme zhvillimet, problemet dhe fenomenet e kohës në të cilën jetojmë.
Çmimi “Ardhja” organizohet që prej vitit 2007 nga T.I.C.A. Fituesi i çmimit “Ardhja” i mundësohet një rezidencë artistike 6 javore në New York.