Konkursi për shqiptarin që do të fitojë rezidencën artistike në Salsburg
Galeria Kombëtare e Arteve, do të realizojë konkursin e hapur për përzgjedhjen e artistit shqiptar i cili do të fitojë rezidencën artistike në Salsburg. Kjo do të realizohet në kuadër të programit “ Artist in Rezidence” dhe ka si qëllim krijimin e hapësirave për artistët e rinj në fushën e arteve pamore si dhe bashkëpunimin kulturor midis dy vendeve. Data e fundit e aplikimeve për konkursin është 17 shkurti i këtij viti dhe shpallja e fituesit do të njoftohet nga Galeria Kombëtare e Arteve më datë 20 shkurt të po këtij viti.
Rezidenca parashikohet të fillojë më date 1 Maj 2015, ndërsa nisja drejt Austrisë më 30 Prill 2015. Pala Austriake ka tashmë gati vendin e akomodimit dhe studion e punës për artistin shqiptar në të ashtuquajturën “Banesa e Artisteve ne Salzburg”. Pala shqiptare do të sigurojë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit.
Më poshtë mund të lexoni edhe kriteret e pranimit të aplikantëve...
Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:
Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë të rinj në fushën e arteve pamore nga mosha 25 – 40 vjeç
Për t’u kualifikuar në konkurs, ju duhet të plotësoni fushat përkatëse në linkun: http://gka.al/apliko_per_rezidence.php dhe të ngarkoni të gjitha dokumentat e kërkuara si më poshtë:
Karte identiteti (jpg/pdf)
Diploma e Universitetit (jpg/pdf)
Vërtetim pune, nëse ka (jpg/pdf)
Foto (jpg/pdf)
C.V (ëord/pdf)
Një dosje elektronike/folder (ku të jenë ruajtura jo më pak se pesë nga punët tuaja. Punët duhet të jenë të 3-5 viteve të fundit dhe nuk duhet të jenë nga periudha e shkollës. Nëse ka video, ato duhet të ngrakohen në një portal si psh: youtube, vimeo, facbook, etj. dhe të dërgohet vetëm si link. Secila punë duhet të shoqërohet nga të gjitha të dhënat teknike dhe koncepti. Pranohen të gjitha gjinitë e arteve pamore.)
Dy letra rekomandimi (ëord/pdf)
Letër motivimi (përshkruani karakterin e punës suaj si artist, një përshkrim të shkurtër të atmosferës artistike ku bëni pjesë dhe kushtojini rëndësi arsyetimit, pse është e nevojshme për ju kjo rezidencë. Teksti jo më pak se 300 fjalë).
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
