Konomi Spahiu Presim qe te behet drejtesi

Nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu deklaroi se pushteti gjyqësor po pret që organet e hetimit të bëjnë të ditur emrat e autorëve të krimit makabër të ekzekutimit të gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe t'i vendosë ata para drejtësisë.
"Po presim që të bëhet drejtësi jo vetëm për gjyqtarin Konomi, por presim që të vendoset në vend autoriteti shtetëror, i cënuar dukshëm nga ky akt. Pothuajse në shumë raste krimet e rënda ndaj njerëzve të drejtësisë kanë mbetur pa autor, por një precedent i tillë duhet të zgjidhet", tha Spahiu.
Një ditë para mbledhjes së rëndësishme të KLD-së, Spahiu theksoi se gjyqtarë të tjerë janë të rrezikuar për jetën.
Ambasadori Po presim që të bëhet drejtësi jo vetëm për gjyqtarin Konomi, por presim që të vendoset në vend autoriteti shtetëror, i cënuar dukshëm nga ky akt
Kreshnik Spahiu
Nenkryetar i KLD-se amerikan Aleksander Arvizu, të mërkurën, duke e konsideruar si të tmerrshëm atentatin në Vlorë ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i bëri thirrje policisë dhe drejtësisë që të bashkëpunojnë për të arritur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Arrestohet avokati, kërcënoi gjyqtarin
Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar te marten një avokat të njohur, pasi ky i fundit kërcënoi me jetë një gjyqtar.
Sipas informacioneve të fundit, në pranga ka përfunduar avokati Vangjel Muzina, 64 vjec, i cili kërcënoi me vdekje gjyqtarin Fejzo Hysi pas vendimit që nuk favorizonte klientin e tij.
Mësohet se Muzina e ka kërcënuar gjyqtarin duke i thënë: “Do të përfundosh si Skerdilajd Konomi”.
Ky i fundit është gjyqtari që u vra pak ditë më parë në qytetin e Vlorës, në një atentat me eksploziv të vendosur në makinën e tij. Atentati në fjalë, që nga mënyra nuk lë dyshime për një ekzekutim mafioz, tregon sofistikimin e krimit, ose sistemeve kriminale.
Shumë gjyqtarë reaguan pas ngjarjes duke shprehur indinjatën për vdekjen e kolegut të tyre dhe njëkohësisht për pozitën e dobët në të cilën ndodhen.
Për të protestuar ndaj kësaj situate, ditën e hënë gjyqtarët e të gjitha gjykatave të vendit bojkotuan punën e tyre.
Konomi, hetim për pronat
Prokuroria e Krimeve të Rënda fokuson hetimet për vrasjen makabre të gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi, në pistën e vrasjes së tij për shkak të pronave.
Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda u shprehën se është bllokuar cdo dokument i mundshëm që mund t'i vijë në ndihmë hetuesve, së bashku me odiesenë disavjecare të vendimeve të gjykatave në të cilat i ati i Skerdilajdit, Fotaq Konomi, se bashku me njerëz të afërm të tij kërkonin dhjetra hektarë tokë të trasheguar, përgjate bregdetit të Durrësit nga Gjiri i Lalëzit, në fshatin Rrushkull dhe Hamallaj.
Pervec ceshtjes se fituar ne Gjykaten e Larte ne maj te ketij viti, njesia taks force ne Prokurorine e Tiranes ben te ditur se kater muaj para vrasjes se Konomit, prokuroria ka regjistruar dy ceshtje per keto toka te cilat i ka ende nen hetim. Njera prej tyre eshte regjistruar pas nje kallëzimi te kryer nga te aferm te gjyqtarit Konomi, konkretisht nga familja Vevecka per 200 hektare toke ne fshatin Hamallaj dhe ata shpreheshin se kishte dyshime se ishin falsifikuar dokumentat nga nje fis tjeter te cilet edhe ata synojne kete siperfaqe toke ne Hamallaj. Ky kallëzim nuk ka lidhje thane burimet me vendimin e Gjykates se Larte.
Vrasja e gjyqtarit
Si vepruan policët ditën e vrasjes së Konomit?
Arvizu: Zbardhni vrasjen e gjyqtarit
Top Show, vrasja e gjyqtarit Konomi
Sondazh
A keni besim se drejtesia do te zbardhe vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_354'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(354); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha e Rama shkëmbejnë batuta
Hera e fundit që kishin shkëmbyer batuta kishte qenë në tryezën e reformës zgjedhore në tetor të një viti më parë. Kësaj here shërbeu ceremonia për 20 vjetorin e fondacionit gjerman “Fridrih Ebert”.
Greqia vonoi NATO-n
Greqia e mbajti peng anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009 në këmbim të dy marrëveshjeve, e para për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri dhe tjetra për caktimin e kufijve detarë. Ligji për transmetimet numerike, opozita: Ekspertë të OSBE
Anëtarët e Komisionit Parlamentar të Medias gjatë vijimit të diskutimit mbi ligjin për transmetimin me zë dhe figurë kanë kërkuar, që në këto takime të jenë të pranishëm përfaqësuesit e OSBE-së dhe të Këshillit të Europës, të cilët kanë bërë vërejtje teknike për nene të caktuara.
Berisha: Të përmirësojmë standardet
Kryeministri Sali Berisha u kërkoi anëtarëve të kabinetit të përfshijnë urgjentisht në programin e tyre të punës analizën për treguesit e raportit të konkurrueshmërisë, të publikuar nga Forumi Ekonomik Boterore. Pasojat e mundshme të një vizite
Dorian Koçi - Pardje Shqipëria u vizitua nga ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë dhe Greqisë.
Lajmet kryesore
Përleshje me armë në mes të Tiranës
Policia përplaset me grabitësit, 3 të plagosur, 2 në pranga
Berisha e Rama shkëmbejnë batuta
Greqia, “pjesë integrale e eurozonës”
Sequi: Kujdes me borxhin publik