Konsensusi i pare per reformen

E premte 27 Janar 2012 1323
KUVENDI I SHQIPERISEDemokratet e socialistet arrijne konsensusin e pare per ndryshimet ne kodin zgjedhor. Komisioni parlamentar per reformen ka rene dakord per te ndryshuar skemen e financimit te partive politike nga buxheti i shtetit. Keto ndryshime percaktojne se financimi do te bazohet jo me sipas mandateve ne Kuvend por sipas numrit te pergjithshem te votave qe partite do te marrin ne rang kombetar duke filluar qe nga zgjedhjet parlamentare te 2013.
Ndryshimet favorizojne partite e vogla qe nuk arrijne te marrin nje mandat ne Kuvend. Por jo cdo parti do te perfitoje. Serish partite e vogla do te duhet te arrijne nje prag minimal ne rang vendi ndonese ky mandat mund te mos ju siguroje perfaqesim ne parlament. Keshtu ne Kod percaktohet qe 95 te fondeve e perfitojne partite qe kane marre mbi 0.5 te votave dhe 5 ato qe kane marre me pak se 0.5 te votave. Permes formules ku percaktohet vlera ne leke e cdo vote te vlefshme partive u jepet paradhenie fondi perkates ne menyre qe ato ta perdorin ne fushaten elektorale. Ne 7 nenet e draftit eshte parashikuar qe partite te kene mundesine e marrjes se kredise si burim financimi ne fushate zgjedhore e cila nuk duhet te kaloje shumen perkatese te parave qe perfiton partia ne baze te votave te marra. Ekspertet e PD-se dhe te PS-se kane punuar per rreth nje muaj e gjysme dhe ne fund kane konkretizuar ndryshimet ne kapitullin e shtate te kodit zgjedhor qe duket se ka koiciduar dhe me takimin e eksperteve te ODHIR qe prej tre ditesh ndodhen ne Tirane per te asistuar me rekomandimet me kodin zgjedhor .Ata kane jane takuar me anetaret e komisionit te posacem ne prani te te cileve kane miratuar dyshimet e para te reformes elektorale. Ne Kodin ekzistues fondi per subjektet zgjedhore ndahej 50 per qind per partite qe kane mandate ne Kuvend dhe 50 per qind e merrnin partite qe ne zgjedhjet pararendese per Kuvendin kane marre jo me pak se 2 vende ne Kuvend ne raport me votat e marra prej tyre ne shkalle vendi .
ShareTweet
ShareTweet