E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Me vendimin e marrë më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese i kërkoi deputetëve të Kosovës që të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit brenda një afati prej 30 ditësh. Me publikimin e aktgjykimit të plotë, fillon edhe afati prej 30 ditësh i vendosur nga Gjykata, që nënkupton se deputetët mund të mblidhen nga sot (18 gusht) për të konstituuar Kuvendin.

Në po të njëjtin vendin, Gjykata Kushtetuese kërkoi që votimi të bëhej i hapur, ndërsa një kandidat për kryetar të Kuvendit nuk mund të votohet më shumë se 3 herë, nëse nuk arrin të marrë votat e nevojshme.

Gjithashtu, ky vendim detyron të gjithë deputetët e zgjedhur që të jenë të pranishëm dhe të votojnë gjatë zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas 54 përpjekjesh të dështuara për konstituimin e Kuvendit dhe pas skadimit të afatit 30-ditor të vendosur nga po kjo gjykatë në qershor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›