E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) zhvilloi mbledhjen e parë sot, 14 janar, në ambientet e Gjykatës së Lartë pas përbërjes së re të zgjedhur me short nga Presidenti  Republikës.

Gjatë mbledhjes, përveç realizimit të konstituimit të KED, u diskutuan edhe disa çështje të rendit të ditës. Ndër to u kryen procedurat e shortit elektronik për caktimin e relatorëve për vendet akantë në Gjykatën Kushtetuese.

Pas organizimit të këtij shorti, rezultatet janë si më poshtë vijon:

• Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, i shpallur nga organi i emërtesës Presidenti i Republikës, më datë 30.10.2025;

Relatore: Zj. Afërdita Ndoi për kandidatët:

Arta Vorpsi

Brunilda Bara

Genci Gjonçaj

Relator: Z. Alfred Progonati për kandidatët:

Lulzim Hamitaj

Jordan Daci

Naureda Llagami

Roland Ilia

Relator: Zj. Ornela Naqellari për kandidatët:

Alaudin Malaj

Alban Toro

• Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, i rishpallur nga organi i emërtesës Kuvendi i Shqipërisë, më datë 10.12.2025.

Relatore: Zj. Afërdita Ndoi për kandidatët:

Arta Vorpsi

Genci Gjonçaj

Relatore: Zj. Klodiana Veizi për kandidatët:

Fatmira Luli

Helena Papa

Lulzim Karini

Relator: Z. Alfred Progonati për kandidatët:

Jordan Daci

Lulzim Hamitaj

Naureda Llagami

Roland Ilia

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›