E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsultime per kryeprokurorin e ri

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nisi paraditen e të martës takimet konsultative me krerët e grupeve parlamentare për postin e kryeprokurorit të ri.

Këto takime, bën me dije Presidenca, kane per qellim evidentimin e vlerave me te mira qe perfaqeson figura e ardhshme e kreut te akuzes, si nje pozicion i rendesishem ne sistemin e drejtesise.

Takimi i pare ishte ai i orës 10.00 me kreun e grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi. Nga ana e tij Patozi u shpreh se kryeprokurori i ri duhet të ketë integritet moral dhe profesional, si dhe duhet të jetë person me eksperiencë në sistemin e drejtësisë.

"Kryeprokurori i ri duhet të garantojë se do të përmbushë me sukses detyrën pa implikime në të shkuarën", u shpreh Patozi.

Me pas Nishani takoi kreun e grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi ne nje takim qe zgjati per rreth 45 minuta.

Pas takimit Ruçi shprehu qëndrimin e Partisë Socialiste për cështjen e Kryeprokurorit, duke theksuar se mandati i zonjës Ina Rama mbaron në 23 maj të vitit 2013.

"Ne kemi zhvilluar konsulta me konstitucionalistë, me ndërkombëtarë dhe na rezulton se mandati i Kryeprokurores nuk përfundon në fund të muajit nëntor", tha Ruçi.

Ne mesdite pritet takimi me Lefter Koken e LSI e keshtu me radhe me 60 minuta diference edhe me Fatmir Mediun, Vangjel Dulen e Shpetim Idrizin.

Serish ne keto takime nuk do te jete pjese Fryma e Re Demokratike, e cila perfaqesohet ne Kuvendin e Shqiperise me Gazmend Oketen. Mbetet per t'u pare se cili do te jete pozicioni i partive te opozites per kete çeshtje, nderkohe qe qendrimi i kreut te shtetit duket i qarte persa i perket perfundimit te mandatit te Ina Rames. 

Perpara ketij zinxhiri takimesh u perfol edhe per nje te tille mes presidentin Nishani dhe Kryeministrit Berisha qe megjithate mbeti i pakonfirmuar nga palet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›