E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konsultimet me Begajn për datën e zgjedhjeve 2025, Klosi: Propozuam datën 11 maj

 Sekretari i Përgjitshëm i PS-së, Blendi Klosi dhe kreu i Grupit, Niko Peleshi kanë përfunduar konsultimet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediet, Klosi tha se Partia Socialiste ka propozuar datën 11 Maj 2025.

Sekretari i Përgjithshëm i PS deklaroi se zgjodhën datën e fundit të afatit ligjor për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës

“Propozuam datën 11 Maj për zgjedhjet. Datën më të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës”, tha Klosi.

Javen e kaluar Begaj është konsultuar edhe me  partitë e vogla, të cilat  preferonin 4 majin për të zhvilluar votimet parlamentare. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›