E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Partia Socialdemokrate, PSD, ka propozuar datën 9 maj për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Presidencës.

Propozimi i PSD-së vjen në një kohë kur Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nisur sot konsultimet me partitë politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore.

Ftesa e kreut të shtetit për konsultime është refuzuar nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, të cilat kanë vendosur të mos marrin pjesë në këtë proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›