E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsumatorët dhe “Smartphones”

Zhvillimi i “smartphones” po u ndihmon shumë konsumatorëve. Sot më shumë së kurrë në treg mund të gjeni telefona me aplikacionet më të reja, gjë që më së shumti po e ndihmon konsumatorin.

Android, BlackBerry, iOS, Windows Phone 7, dhe WebOS janë sisteme operative të telefonave celularë që kanë zgjuar vëmendjen e të gjithëve. Kjo bën që ne të kemi më shumë zgjedhje në treg, por këto aplikacione kanë përparësitë dhe jo përparësitë e tyre. Në fund janë konsumatorët ata të cilët zgjedhin se çfarë është e mirë për ta. Tani, e tërë kjo konkurrencë shkon në dobi të konsumatorit. Të shohim se si e kanë zhvilluar konkurrencën këto sisteme.

Integrim më i madh – Integrimet në sistemet operative kanë filluar që të instalohen në adresarin e kompjuterit tuaj që më vonë janë integruar si aplikacione edhe në telefonat celularë. Tani ne shohim një spektër të gjerë të lidhjeve që e bën sistemin më të përdorshëm dhe më argëtues. Android në mënyrë shumë të mirë integron të gjitha shërbimet e Googles. Windows Phone 7 lidhet shumë mirë me llogaritë e Xbox Live. iOS bën që media të lidhet shumë më lehtë me telefonin tuaj. Ky integrim bën që në jetët tona të jemi të lidhur me teknologjinë në çdo vend.

Përmirësimet – Shumica e kompanive kanë gjetur mënyrat e tyre për të marrë famë me telefonat e tyre celularë, por shumë konsumatorë kërkojnë përmirësime. Të kujtojmë se si iOS nuk e ka pasur aplikacionin “Copy” –“Paste” kur ka dalë së pari në skenën e telefonave celularë? Kishte marrë shumë ankesa nga konsumatorët dhe nga shumë kompani të marketingut, madje edhe nga konkurrentët, pasi që Apple i kuptoi gabimet e veta nga mënyra e tyre. Kjo nuk është e tëra. Në çdo lansim të “software”, gjëra të reja shtohen, ato të vjetrat largohen, kurse ato të papërdorshmet zhduken krejtësisht. Android ka shikuar më vëmendje WebOS dhe rritjet e tipareve që i përdorin përdoruesit. “Smartphone” janë sjellë në atë formë apo tjetër sikurse janë tani por ato ende po zhvillohen dhe po përhapen më të madhe.

Shpikjet e pajisjeve dhe gara - Konkurrenca jo vetëm që i jep mundësi zgjedhjeje konsumatorit, por po ashtu jep mundësi për shpikje të pajisjeve të reja. Ja një shembull. iPhone kishte shpikur ekranin e madh. HTC-ja rriti ekranin duke e bërë atë edhe më të madh, të thyeshëm dhe më madhështor. Apple mandej lansoi ekranin retinë që u bë model për etapën e ekraneve dhe garën e re. Kjo nuk do të mund të ndodhte nëse nuk do të kishte një garë të vogël. Kjo nuk i ka ndalur ata ende. Telefonat po bëhen gjithnjë e më të hollë, shtoja kësaj edhe zhvillimin e telefonave të rinj, procesorëve të rinj që pranojnë të dhënat dhe së fundi edhe kamerat që janë dy deri në tri që po i bën ata edhe më standarde. Telefonat celularë tani mund të bëjnë edhe thirrje me video dhe kjo metodë po zhvillohet duke iu falënderuar konkurrencës së telefonave mobilë për konsumatorët.

Çmimi – Pjesa e fundit në të cilën do të flasim për garën e telefonave celularë në të vërtetë ndihmon edhe në çmime. Ka qenë njëherë një kohë kur “smartphones” kushtonin 600 deri në 700 dollarë dhe vetëm me kontratë. Tani, telefonat celularë janë më të zhvilluar dhe me kontratë mund të blini dy telefona për vetëm 30 dollarë në muaj. Ky çmim bën që të kursejmë xhepin e konsumatorit dhe është vetëm fillimi pasi që kompanitë janë duke shikuar të përfitojnë sa më shumë konsumatorë. Gjithmonë duhet të zgjedhim telefona celularë që janë të mirë sot, por që mund të jenë të vjetër nesër. Një gjë është e sigurt, megjithatë - “smartphonet” do të jenë gjithmonë e më të avancuar në këtë rast.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›