E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konsumuan lëndë kimike/ Helmohen burrë e grua nga Pogradeci

Dy persona janë paraqitur në Spitalin e Pogradecit për mjekim me shenja helmimi.

Bëhet fjalë për dy bashkëshortë, 40 dhe 42 vjeç.

Bashkëshortët dyshohet se kanë konsumuar aksidentalisht lëndë helmuese herbicid.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2022, në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid). Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›