E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konte: Afeksion për Lukakun, por…

Sipas burimeve të ndryshme, deklaratat e forta të Romelu Lukakut do të kishin si synim më shumë se një rikthim te Interi në janar, një ndryshim ekipi, por jo qyteti. Në Londër punon Antonio Conte, i cili mori drejtimin nga Nuno Spirito Santo në pankinën e Tottenham.

Pas fitores shumë të dhimbshme në rikuperim të plotë ndaj Uatford të Ranierit, tekniku I Totenhem, Antonio Konte u pyet nga Sky Sport për një mendim për largimin e Lukaku. Por Conte shkoi me zgjuarsi në driblim: “Romelu është një lojtar i një ekipi tjetër, ju e dini dashurinë që kam për të, por nuk flas për lojtarët e ekipeve të tjera edhe pse kam një dashuri të madhe për të dhe kjo do të jetë gjithmonë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›