Kontrabanda kapen 1600 kg kafe iken shoferi

Shkoder 24 shkurt NOA 8211 Policia e Shkodres ka arritur te sekuestroje nje sasi te konsiderueshme kafeje kontrabande.
Ndalimi eshte bere oret e para te mengjesit te sotem nga sherbimet e Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit Shkoder ne afersi te vendit te quajtur Leqeve te Hotit ne rrethin Malesi e Madhe.
Fillimisht eshte identifikuar nje furgon qe dyshohej se kishte mallra kontrabande.
Pas identifikimit te mjetit sherbimet e Policise Kufitare jane vene menjehere ne ndjekje duke e ndaluar ate ne Kishen e fshatit Grabom.
Policia ka arritur te ndaloje furgonin por drejtuesi i tij eshte larguar pasi ka pare forcat e policise dhe ka hyre ne nje zone te pyllezuar. Furgoni ka pasur dy targa SH 8410 C dhe prapa SH 6875 C.
Nga kontrolli i ushtruar ne automjetin e bllokuar rezultoi se ne te ishte ngarkuar nje sasi prej 1600 kg. kafe e paperpunuar e ndare ne 26 thase.
Policia e Shkodres po kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore si dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autoreve.
a.k./NOA
Lajme te ngjashmeTregtonin mallra kontrabande prangosen 10 personaKFOR Veriu i Kosoves i zhytur ne kontrabandeGreku i zhytur ne kontrabande peshku ne Korce LidhjeHani i Hotit kafe Kontrabande SH 6875 C SH 8410 C