E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontradiktat e aksidentit te Qafe-Krrabes

Thëniet e pasagjerëve në autobusin i cili u rrëzua mesditen e së shtunës në Qafë Krrabë, duke plagosur tetë persona, janë kontradiktore.

Për këtë arsye, prokuoria ka deklaruar se është në pritje të daljes së ekspertizës për të dhënë një version përfundimtar të ngjarjes.

Gjatë marrjes në pyetje të drejtuesit të autobuzit, Mit’hat Biçaku tha se nje mjet tip “fuoristradë”, targën e të cilit nuk e ka fiksuar,  e përplasi në gomen e parë të autobusit dhe më pas deklaron që u godit edhe në gomën e pasme.

Ndësa udhëtarët, sipas prokurorisë janë konfuzë në deklaratat e tyre, duke thënë që mjeti që u preu rrugën ishte ngjyre e bardhë ose e zezë.

Në këto kushte prokuroria deklaron se është në pritje të daljes së ekspertizës, e cila shpresohet të japë një informacion të saktë nese autobusi u godit apo jo nga një mjet.

Nga ana tjetër, nga policia ende nuk ka dale një version zyrtar për shkaqet e daljes së autobusit nga rruga, duke bërë që aksidenti të mbesë mister.

Autobusi me 35 aktivistë të “Aleancës Kuq e Zi”, dy prej të cilëve pësuan fraktura serioze, doli jashte rruge në vendin e quajtur “qershitë” në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, rreth orës 16 .00 të se shtunës.

Aleanca Kuq e Zi aludon për atentat me sfond politik

Një ditë pas deklaratave të liderit të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiut, që kërkoi nga autoritetet hetim të menjëhershëm të ngjarjes, “AK” reagoi duke shprehur pakënaqësinë për ngadalësinë me të cilën po shqyrtohet aksidenti.

Në deklaratën për shtyp, “Aleanca” aludonte se ngjarja mund të ketë një sfond politik. “Makinat “Range Rover” me targa TR-A rezultojnë të jenë të institucioneve shtetërore”, shkruhej në deklaratë.

Midis të tjerave, mund të lexohej: “Jemi të shqetësuar për punën e ngadaltë të policisë. Autoritetet nuk kanë identifikuar mjetin që shkaktoi aksidentin dhe për zbardhjen e rrethanave të tij kemi nisur hetimet privatisht”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›