Kontratat kolektive në Shkodër u zbatuan në masën 90% gjatë vitit 2024

Gjatë vitit 2024 në Shkodër, kontratat kolektive u zbatuan deri në masën 90 për qind.
Këtë gjë e bën të ditur Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura në Qarkun Shkodër (BSPSH), Albert Tuka.
“I falënderoj ata punëdhënës, ashtu si nuk falënderoj disa të tjerë, që në respekt të Kodit të Punës, Neni 38, që janë të detyruar të pajisin punonjësit me kod pune dhe s’e kanë bërë. Duhet ndërhyrja e Sindikatës në disa raste sporadike për të bërë të mundur mbrojtjen e tyre.
Unë, për shkak të pozicionit që kam, has punonjës në terren që më informojnë se çfarë po ndodh me kontratat kolektive,” shprehet z. Tuka.
Disa herë, përmes mediave sindikata ka lobuar që të zbatohet kontrata kolektive në Shkodër, por ende ka vend për përmirësim.
“Ne kemi rezerva për sa i përket Kodit të Punës të prodhuar nga Komisioni i Ligjeve në parlamentin shqiptar, sepse në Kodin e Punës,” thotë kryetari i BSPSH-së.
Tuka kërkon që të zbatohen të gjitha mekanizmat për të eliminuar punën në të zezë.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/