E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontroll në burgun e Shkodrës, gjendet lëndë narkotike dhe objekte të tjera të ndaluar në dhomat e të dënuarve

Në burgun e Shkodrës janë zhvilluar kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, ku janë zbuluara mbajtja e objekteve të ndaluara nga ana e të burgosurve.

Kontrolli u zhvillua me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, ku u verifikuan 38 dhoma banimi dhe ambientet e përbashkëta.

Sipas njoftimit të autoriteteve të burgjeve, në dhomën nr. 9, Godina 1, ku qëndrojnë të dënuarit me iniciale R.M dhe E.H, u gjet një cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike. Të dy të dënuarit u veçuan, u hartua raport incidenti dhe u njoftuan strukturat përkatëse, përfshirë Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, për vijimin e procedurave.

Gjatë kontrollit u sekuestruan edhe objekte të tjera të ndaluara, ndërsa 2 televizorë u nxorën për rikontroll si sende të tepërta.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë të ditur se kontrollet e befasishme do të vijojnë në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›