E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kontrolle masive të Policisë Rrugore, fokus te siguria dhe përdorimi i patinave elektrike

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin me synimin për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë. Fokusi i operacionit është vendosur te përdoruesit e patinave elektrike, ciklomotorëve, dhe tejkalimi i shpejtësisë.

Për patinat elektrike me shpejtësi deri në 25 km/orë, Policia kërkon respektimin e rregullave të qarkullimit. Për ciklomotorët dhe patinat elektrike me shpejtësi mbi 25 km/orë, drejtuesit duhet të jenë mbi 16 vjeç dhe të kenë leje drejtimi të kategorisë AM.

Kontrollet janë shtuar gjithashtu edhe për:

Drejtimin nën efektin e alkoolit.

Përdorimin e celularit gjatë drejtimit.

Mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Parakalimet e gabuara.

Këto masa vijnë si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të garantuar rendin dhe sigurinë në trafikun rrugor.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Kronika

    Të gjitha ›