E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle në burgun e Vlorës, sekuestrohet një aparat celular

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi sot se në vijim të kontrollove të befasishme në burgun e Vlorës nën drejtimin e drejtorit të këtij institucioni, Edmond Lekaj, shefit të policisë dhe grupit të sigurisë është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip Iphone, i fshehur brenda në dyshek.

Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaroi se mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›