E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle në vijën bregdetare, lirohen hapësira publike në plazhin e Spilles, dy të proceduar

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në plazhe. Operacioni këtë herë ishte fokusuar në plazhin e Spilles.

Gjatë operacionit janë hequr dhe sekuestruar 101 çadra dhe 202 shezlongë, ndërsa janë proceduar penalisht 2 persona, 37 dhe 71 vjeç.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet gjatë sezonit veror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›