E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolle te Ministrise se Drejtesise

Ministria e Drejtësisë, pas disa kontrolleve të ushtruara në zyrat e përmbaruesve gjyqësorë, noterëve dhe gjykatave ka konstatuar disa shkelje të kryera nga disa punonjës për të cilët kanë nisur edhe procedurat e procesit disiplinor.

Me konkretisht kane nisur procedime disiplinore per 7 permbarues gjyqesorë private, të cilët sipas Ministrisë së Drejtësisë kanë kryer shkelje gjate ushtrimit te detyres se tyre ne ekzekutimin e vendimeve gjyqesore.

Procedime disiplinore kane nisur edhe per 6 notere te cilet gjithashtu kane rezultuar me shkelje. Sakaq, Ministria e Drejtesise i ka propozuar Keshillit te Larte te Drejtesise nisjen e procedimit disiplinor edhe per nje gjyqtar ne Gjykaten e qytetit te Beratit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›