E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kontrollet në MEK/ Policia jep detaje: Operacioni me urdhër të Gjykatës së Posaçme

Mëngjesin e kësaj të marte kampi i muxhahedinëve në Manzë të Durrësit u kthye në një skenë kaosi, pasi forcat e policisë shqiptare, forcat Renea, zbarkuan me një urdhër gjykate në dorë, për të kontrolluar objektin ku strehohen mijëra kundërshtarë të regjimit të Teheranit. Kontrollet erdhën pas një hetimi nga SPAK, në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike.

Gjatë këtij aksioni policia ka sekuestruar disa kompjuterë, telefonë, dronë etj, ndërsa operacioni u drejtua nga Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Në një sqarim zyrtar, Ministria e Brendshme thotë se operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK, është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014, kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare.

Sipas gjykatës, ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve, duke thyer kështu marrëveshjen.

Prandaj, sipas ministrisë, ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qenë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›