E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kontrollet në vendin e punës, Ajola Xoxa ankimon në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit

Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të Apelit të Posaçëm që legjitimoi kontrollet në biznese dhe sekuestrimin e telefonit të saj.

Lajmi konfirmohet për Balkanweb nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, kundër vendimit të kontrollit personal.

Në të njëjtin vendim, Apeli ka rrëzuar edhe ankimin që ka bërë Arbër Veliaj dhe dy kompani kundër vendimit të GJKKO-së për kontrolle.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›