E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

Gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta njoftoi të premten se po mbyllet, duke përmendur presionin nga autoritetet të cilat kohët e fundit kontrolluan shtëpinë e kryredaktorit të saj dhe në fillim të këtij viti arrestuan një nga gazetarët e saj.

“Novaya Gazeta po pushon së ekzistuari. Autoritetet ruse shërbimet speciale ruse e kanë detyruar ekipin editorial të ndërpresë punën e tij”, tha kryeredaktori, Sergei Sokolov,.

Novaya Gazeta, një bastion i gazetarisë së pavarur në Rusi, klasifikohet nga Moska si një “agjent i huaj”, një etiketë e përdorur për të shtypur disidencën.

Sokolov tha: se Novaya Gazeta është vrarë dhe se më 9 nëntor do të fikin dritat e redaksisë të cilën e cilësoi si shtëpinë e tyre ku jetuan për 30 vite.

Më herët këtë muaj, Sokolov u mor në pyetje dhe autoritetet ruse kontrolluan shtëpinë e tij në lidhje me një çështje penale që përfshinte një nga kolegët e tij, Oleg Roldugin, i cili u arrestua në prill.

Roldugin u ndalua dhe u akuzua për “qasje të paligjshme në informacionin e kompjuterizuar”, pa u dhënë asnjë detaj. Roldugin është në pritje të gjyqit ndërsa është nën arrest shtëpiak, i cili është zgjatur deri më 10 nëntor, sipas Novaya Gazeta.

Rusia ka intensifikuar goditjen ndaj mediave të pavarura që nga ofensiva e saj në Ukrainë në shkurt 2022. Novaya Gazeta uli prodhimin brenda Rusisë pas fillimit të ofensivës. Autoritetet ia revokuan licencën e saj mediatike po atë vit.

The post Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›