E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventa Kombetare e LRI-se

Forumi rinor i LSI-së, Lëvizja Rinore për Integrim zhvillon Konventën Kombëtare Zgjedhore nga ku do të dalin drejtuesit e saj.

Në punimet e Konventës mori pjesë kreu i LSI-së, Ilir Meta. Në fjalën e tij, Meta vuri theksin tek roli dhe kontributi i të rinjve në proceset integruese europiane të Shqipërisë. Kreu i LSI-së, bëri apel që klasa politike të mos bëhet, sipas tij, pengesë e integrimit të vendit në BE.

“Shqipëria është në drejtimin e duhur, por ende jo me ritmin e duhur dhe ne duhet të ecim më shpejt. Ne kemi projektin, ëndrrën që duhet të bashkojë shqiptarët, të rinjtë shqiptarë; Shqipëria si gjithë Europa. Nga sot, LRI me një ekip të zgjedhur nga ju, është gati për sfidat e mëdha. Është koha që klasa politike të mos bëhet pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat”, tha Meta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›