E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventa e LRI, Meta: Rinia vjen vetëm një herë, smund ti besoni të ardhmen Berishës

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot Konventën e saj, ku u prezantuan kandidatët për deputetë në radhët e këtij forumi. I pranishëm në këtë miting ishte edhe kreu i LSI, Ilir Meta, i cili deklaroi se forca politike që kryeson është dëshmia më e mirë e përfaqësimit të të rinjve, ku 4 nga 7 kandidatët e LSI në qarkun e Tiranës, i takojnë Lëvizjes Rinore për Integrim.

Më tej kreu i LSI theksoi se prioriteti i cdo qeverie duhet të jetë punësimi i të rinjve dhe se partia e tij ka nje plan konkret per punesimin.

LSI është forca e të rinjve ku promovohen politikanët e rinj.Votoni për partinë që ka prioritet të rinjtë dhe promovimin e tyre në të gjitha. Integrimi Europian mbi të gjitha lidhet me rininë. Punësimi i të rinjve duhet të jetë prioritet për çdo qeveritha ai.

Meta ka ironizuar edhe njëherë Kryeministrin e vendit se flet për një botë imagjinare, ndërsa u dha edhe një këshillë të rinjve.

Vetëm Kryeministri aktual e kuptoi në 3 muajt e fundit se Shqipëria është në krizë. Rinia vjen vetëm një herë, prandaj nuk mund t’i besoni të ardhmen Berishës. Pas 23 qershorit, të rinjtë nuk do jetojnë më në ‘botën e çudirave’ të Berishës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›