Konventa e PD-së, Berisha: Ramën e ka zënë Dhromofobia
Partia Demokratike ka mbledhur sot Konventën e saj zgjedhore ku është prezantuar programi i kësaj force politike për zgjedhjet e 23 Qershorit.
Në fjalën e tij, kreu i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kreu i qeverisë, Sali Berisha, është shprehur se pjesëmarrja masive e shqiptarëve në fushatën zgjedhore të PD-së, buron nga shpirti i tyre dhe besimi për projektet e Shqipërisë së zhvilluar dhe europiane.
Pjesëmarrja masive në këtë fushatë buron nga shpirti i shqiptarëve për projektet e Shqipërisë së zhvilluar dhe europiane. Shqiptarët në të 4 anët e vendit e prekin dhe e ndiejnë, janë të sigurt se po ecin të sigurt në mandatin e tretë të Shqipërisë Europiane. Shqiptarët mbushin sheshet tona se kanë besim se në 4 vitet e ardhshme do të kapim Shqipërinë e zhvilluar dhe Europiane.
Shqiptarët që nisën rrugën e lirisë nga nivelet më ekstremiste të mjerimit në botë, ndihen krenar që në këto vite e rritën vendin e tyre , 11 herë , sa asnjë vend tjetër në Europë dhe në botë. Shqipëria e zhvilluar është vepër e të rinjve shqiptarë, atdhetarë që në këto vite me energjinë dhe entuziazmin e tyre i dhanë Shqipërisë ecjen dhe vrapin e tyre. Shqipëria e zhvilluar është vepër e vajzave, grave dhe nënave shqiptare, roli i të cilave bëhet gjithmonë e më i madh, u shpreh Berisha

Konventa e PD-së, u çel nga numri dy i PD-së, Astrit Patozi, i cili u ndal tek investimet e bëra nga qeveria gj