E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventa e PS Se bashku per historine

Ndërsa prezantoi aleatët, kandidatët dhe programin politik të Koalicionit, në konventën kombëtare të socialistëve, Edi Rama bëri një apel për t’u bashkuar të gjithë, për një ndryshim që sipas kryesocialistit do të hyjë në historinë e vendit.

”Sot të gjithë së bashku, socialistë dhe progresistë, me partnerë dhe aleatë, duhet të bashkohemi të gjithë në zgjedhjet e 23 qershorit, që do të jenë historike për hapjen e një kapitulli të ri”, deklaroi Rama. Përpara Ramës, lidera të tjerë të koalicionit për një “Shqipëri Europiane” mbajtën fjalime nga Pallati i Kongreseve. Midis tyre, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, “theksoi se koalicioni nuk është një kalkulim numrash, por një përgjegjësi historike ndaj shumicës Zgjedhjet 2013Kleriket katolikë: Mos shisni votat!Berisha: Brenda vitit statusi kandidatTopi: Politika, jo fishekzjarre, të pranojë gabimet së qytetarëve”. “Bashkimi synon të rikthejë vlerat europiane të Shqipërisë. Energjia dhe vizioni ynë i përbashkët, janë garancia më e mirë. Pas fitores së 23 qershorit, do të nisim një angazhim dhe përgjegjëshmëri tjetër. Do të nxisim investimet e huaja dhe do të mbrojmë shtresat sociale. Pas 23 qershorit, do të punojmë për një qeverisje transparente dhe gjithpërfshirëse”, premtoi Meta. Ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani, argumentoi se “rotacioni politik është bërë i domosdoshëm, pasi vendi ndodhet në një situatë kritike. Koalicioni ynë është për një qeverisje të suksesshme për zhvillimin e vendit”. Dy lidera të tjerë të partive të rreshtuara në koalicionin e madh të së majtës, Spartak Ngjela dhe Paskal Milo, përdorën secili fjalën “diktaturë”, ndërsa së cilës, sipas tyre, vetëm fitorja e koalicionit për një “Shqipëri Europian” mund të sjellë një shpresë për vendin. ”Ne përfaqësojmë shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshimin. Koalicioni ynë elektoral, do të garantojë ndërtimin e mirë të institucioneve, pavarësinë e tyre, që shqiptarët të mos jenë të kërcënuar me vendin e punës për bindjen e tyre”, theksoi Milo. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›