Konventa e PS,Rama shtrëngon duart me 40 aleatë: Fitore
Të tjera rreth shkrimit Rama Meta prononcimi për TVA1 Report Rama si kandidat në Vlorë: Sali! Mos prek votën VIDEO- Prezantimi i Ramës si kandidat në Vlorë Intervista ndryshe e Edi Ramës, për Shqiptarja.com / VIDEO Kreu i PS: Amerika ia ka hequr vizën Saliut VIDEO/ Dokumentari i prezantimit të Ramës si kandidat
TIRANE - Përmes një organizimi në formë spektakli në Pallatin e Kongreseve, sot paradite, nisi punimet konventa zgjedhore e Partisë Socialiste, ku në qendër të saj janë aleatët, 140 kandidatë për deputetë dhe programi i plotë dhe i detajuar i PS i cili do të mbahet nga kryetari socialist Rama.
Krerët e 40 partive pjesë e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane" hipën në podiumin e Pallatit të Kongreseve për të bërë thirrje për të votuar më 23 qershor për rilindjen e Shqipërisë nën një qeverisje me në krye kreun e PS-së Edi Rama.
"Siç tha profesor Skënderi, ne kemi një tren të gjatë drejt fitores. Qytetarët të zgjedhin vagonin e duhur. E rëndësishme është të mos e ngatërrojnë me trenin e mallrave që shkon drejt humnerës. Dhe le të shkojë, se për aty është nisur, por s’kanë pse marrin shqiptarë me vete. Qytetarët e kanë të qartë; ose në trenin me qytetarë drejt Europës, ose me trenin e mallrave drejt humnerës. Pa dyshim që treni ynë do shkojë drejt Europës” tha Rama. Konventa e nisur në orën 11:00 u mbyll në orën 13:00 për tu rinisur në orën 17:00 dhe do të vazhojë dhe nesër.
“Këto janë zgjedhje historike, kemi programin më të detajuar. E majta vjen me koalicionin më të madh në histori për të rrëzuar pushtetin e Saliut"- tha Rama para nisjes së Konventës së PS-së në një prononcim për gazetaren e Tv A1 Report, Jetona Koçibelli.
”Koalicioni po konsolidohet për fitoren plebishitare.Me këto zgjedhje Shqipëria ndahet nga tranzicioni i gjatë. Me fitoren e të majtëve, vendi do të integrohet në BE”- nënvizoi Meta në një prononcim për A1REPORT para fillimit të Konventës së PS
Hapja e konventës dy ditore nisi me prezantimin e krerëve të 40 partive aleate, të cilat me në krye PS e drejtuar nga Edi Rama përbëjnë koalicionin më të madh parazgjedhor që ka pasur ndonjëherë e majta e politika shqiptare. Për secilën parti u bë një prezantim i shkurtër i kreut të saj dhe i aktivitetit ndër vite. Në orën 17:00
konventa nis me promovim emër për emër të 140 kandidatëve për deputetë të PS, të cilët përbëjnë dhe skuadrën kombëtare të kësaj parti, që do të garojë në zgjedhjet e 23 qershorit si dhe një jetëshkrim të shkurtër për secilin.
Ndërsa në ditë e dytë, do të shpaloset nga Edi Rama, kreu i PS programi i plotë e i detajuar për Rilindjen.
12: 50 ALEATET BASHKE NE SKENEN E KONVENTES:ME 24 QERSHOR SHQIPERIA DO RILINDE
Në orën 12 50 krerët e partive bashkë në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë e Majtë” u bashkuan në skenë dhe bënë thirrje për të votuar më 23 qershor dhe për të realizuar fitoren e madhe atë të Rilindjes së Shqipërisë Europiane përmes një qeverisjeje me në krye Edi Ramën. Bashkimi ynë do t'i kthejë vendit të drejtën e qeverisjes nga shumica. Ky bashkim i madh do të sjellë ndryshimin”- tha Rama
"Ftoj aleatët tanë që të vinë këtu me mua, sepse siç tha profesor Skënderi, ne kemi një tren të gjatë drejt fitores. Ky është treni. Qytetarët të zgjedhin vagonin e duhur. E rëndësishme është të mos e ngatërrojnë me trenin e mallrave që shkon drejt humnerës. Dhe le të shkojë, se për ty është nisur, por s’kanë pse marrin shqiptarë me vete. Qytetarët e kanë të qartë; ose në trenin me qytetarë drejt Europës, ose me trenin e mallrave drejt humnerës. Pa dyshim që treni ynë do shkojë drejt Europës” përfundoi Rama.
RAMA: 23 QERSHORI MBYLL KAPITULLIN E RRËNIMIT
“Është kënaqësi e shumëfishtë, sepse sot ne socialistët dhe progresitët jemi të gjithë së bashku. Sot ne jo vetëm jemi bashkë, por kemi në të dy krahët miq, partnerë dhe aleatë të fuqishëm, që vijnë nga gjithë shoqëria shqiptarë në emër të ndryshimit, në përpjekjen e përbashkët poullore për të garantuar ndryshimin në 23 qeshor dhe pas 23 qershorit.
Zgjedhjet e 23 qershorit janë po aq historike sa ato të 22 marsit të vitit 1992. Në 22 mars populli i dha një votë plebishitare për ndryshimin. Tani në 23 qershor do të mbyllë me votë plebishitare kapitullin e rrënimit, për të hapur kapitullin e ëndrrave realitet për Shqipërinë europiane.
Për socialistët është e rëndësishme të mos harrojmë se në 23 qershor bashkimi ynë do t’i kthejë Shqipërisë të drejtën natyrale për t’u qeverisur nga shumica dërrmuese për të mos mbetur peng i pakicës."
ORA 12: 40 META: KOALICIONI I MAJTE PER FITORE PLEBISHITARE
"Në 23 qershor shoqeria jonë është përparsa sfidës së madhe për të dëshmuar zgjuarësinë dhe pjekurinë, forcën dhe vendosmërinë për të realizuar ndryshimin e madh për të bërë rotacionin e domosdoshëm. Bashkimi i të majtës është një aksion politik në koherencë të plotë Ky koalicion është një detyrë dhe përmbushje që buron prej dëshirës së qytetarëve që duan t’i japin fund tranzicionit dhe nevojës për të ardhmen europiane të vendi. Shqipëria anëtare e NATO-s, factor stabiiliteti në rajon, që aspiron të bëhet anëtare e BE-së, s’mund t’ia lejoje vetes vendi i vetëm në Europë që shkon në zgjedhje me gjysmë KQZ. Është misioni, përgjegjësia jonë ta mbyllim këtë kapitull, pro të fitojmë me fitore plebishitare me një vizion tjetër në rrugëtimin e pandalshëm drejt BE. Në përmbushjen e misionit historik për një Shqipëri me stabilitet institucional, ku prioriritet e qytetarit janë dhe të vendit. Shqiptarët presin realizmin e një qeverie ndryshe, progresiste.
Fitorja e sigirt e Aleancës për Shqipërinë Europiane do të vendosë gjithë shoqërinë shqiptare përpara sfidave të mëdha, që mazhoranca e re do t’i përgjigjet me stabilitet makro-ekonomik. Do punojmë për të mbrojtur shtresat sociale në nevojë, për të fuqizuar klasën e mesme, për të nxitur investimet për punësim, për të forcuar shoqërinë civile."
GJINUSHI I PSD-së: ZGJEDHESIT TE ZGJEDHIN MES VAGONIT ME QYMYR E VAGONIT TONE DREJT TE ARDHMES
”Fitore të përbashkët në 23 qershor. Kontributi ynë do jetë maksimal në fitoren e së majtës dhe largimin një herë e mirë të Sali Berishës. Opozita e bashkuar ka një mision historik për realizimi kërkon një bashkëpunim real deri në fund të fushatës dhe do një taktikë të zgjuar elektorale, për të përfituar nga tekat e sistemit, sepse së bashku duhet të realizojmë përmbylljen me fitore në çdo qark. Kërkohet çlirimi i Shqipërisë nga regjimi më i korruptuar, inkriminuar në këto 22 vjet.
Ne nuk jemi 3 ligje larg Europës, por jemi 12 ligje afër standardeve të Afrikës. 21 janari është diktatura kur kryeminsitri vret shtetasit e vet. Për të optimizuar mbështetjen, jo ta pësojmë si në 2009. Çdo votë për aleancën nuk është votë dëm. Gara është e thjeshtë për ata që duan të mbështesin. Treni me 36 vagona ku kryeson PS. Me trenin me qymyr të Saliut që shkon drejt të shkuarës me ne që shkojmë drejt së ardhmes. Votuesit nuk duhet të ngatërrojnë trenin, por të zgjedhin vagonin”
ORA 12:00 ARTUR DOJAKA, KREU I ALEANCËS POPULLORE
“Jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e çdo shqiptari. Duam një Shqipëri më të mirë për camët, lebërit, dibranët e anembanë botës. Boll më me pushtetarë, boll më me falsifikime ordinere për çështjen kombëtare. Çëshjtet kombëtare nuk mund të jenë paterica e politikanëve, të gjendur rastësisht në politikë. Do të na keni në krah sa herë do thirren në apel interesat e vendit me vullnet të qartë dhe dinjitoz në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar. Kemi vënë zemrën tonë, mundësitë tonë në shërbim të një kauzë që është amaneti i shenjtë i të parëve tanë. Cështja came është në qendër të vëmendjes të Alancës për Shqipërinë europiane.
ORA 11:50 SPARTAK NGJELA I PLD-SË: DHËNTË ZOTI QË TË JETË BETEJA E FUNDIT PËR TË SHPËTUAR KËTË VEND
“Opinioni pret një ndryshim drastik në qeverisjen shqiptare, në moralin e shoqërisë dhe zhvillimin kombëtar. Kurrë s’ma kishte marrë mendja se në një periudhë post-diktaturale do vinte një kohë që do përballeshim me urrejtjen dhe varfërinë.Kemi një regjim që mbështet për të mbajtur pushtetin te urrejtja dhe një shoqëri që varfërohet çdo ditë. Një errësirë e tillë që doli nga Partia e Punës që ka errësuar gjithë ata që duhet të sillnin lirinë në Shqipëri. Duhet të heqim gjithë hijet e të kaluarës nga shoqëria që s’po gjen momentin për të marrë frymë e lirë. Më lejoni të nderuar socialist, liderë dhe anëtarë të thjeshtë t’ju falenderoj, që në këtë rrafsh 20-vjeçar keni marrë 2 beteja të mëdha për të shpëtuar Shqipërinë nga një katastrof; një në 92-96, 2009-2013. Dhëntë Zoti që të jetë beteja e fundit për ta shpëtuar këtë vend nga urrejtja dhe marrëzia totalitare. Kryeministri fyen popullin duke i thënë jeni të pasur, të lumtur, keni rrugë. Ne s’kemi shtet, ai na thotë që kemi rrugë. Të rinjtë nuk keni asnjë garanci për të ardhmen, s’keni strehën tuaj, siç tha emigrant që s’keni garanci për të jetuar në shtetin tuaj, sepse nuk keni shtet. Nuk duhen përsëritur gabimet e së kaluarës. Duhet të garantojmë shtetin, sepse jemi të humbur që nga hamalli deri te presidenti.”- tha Spartak Ngjela i Partisë Ligj dhe Drejtësi.
ORA 11: 40 MILO i PDS: JEMI NË NJË FRON PËR TË REALIZUAR ËNDRRAT TUAJA
Kreu i PDS-së Paskal Milo tha se konventa ”është një manifestim i vullnetit të përbashkët politik për t’i dhënë Shqipërisë një ndryshim, rrënjësor shumë të mirëpritur.
Ne jemi këtu ti dëshmojnë shqiptarëve se jemi në një fron dhe ëndrrat e tyre ditën e 24 qershorit do të të gjejnë realizim të plotë”
ORA 11: 13 MEIDANI: KONVENTA TI SHERBEJE OBJEKTIVIT TE MADH PER ROTACION
Ish presidenti Rexhep Meidani tha se këto forca rindërtuan Shqipërinë pas rrëzimit të piramidave në 1997, hartuan e miratuan Kushtetutën demokratike.
“Kjo konventë le ti shërbejë objektivit të madh për rotacionin e qeverisë dhe ndryshimin e madh politik, që është më urgjente në këtë fazë të tranzicionit. Kërkohet një rinovim të energjisë pas një stërlodhje. Kërkohet një vendimmarrje e përbashkët politike për cështje kyçe, si punësimi, taksat, edukimi shëndetësia. Shqipëria ka nevojë për një politikë të tillë. Bëhet më e domosdoshme vota e shqiptarëve për të realizuar këtë rotacion, dhe një bazë qeverisëse më solide, për të mos lejuar që ky vend të shndwrrohet në një vend varrezë plehrash”
ORA 11: 00 RAMA: KOALICIONI ME I MADH
Para nisjes së Konventës së PS-së Rama në një prononcim për Tv A1 Report Rama tha “Këto janë zgjedhje historike, kemi programin më të detajuar. E majta vjen me koalicionin më të madh në histori për të rrëzuar pushtetin e Saliut.
ORA 10: 50 META PER TVA1 REPORT: KOALICIONI KONSOLIDOHET PER FITORE
”Është kënaqësi që marr pjesë në Konventën e PS. Koalicioni po konsolidohet për fitoren plebishitare.”- tha Meta prononcim për A1REPORT para fillimit të Konventës së PS “Me këto zgjedhje Shqipëria ndahet nga tranzicioni i gjatë. Me fitoren e të majtëve, vendi do të integrohet në BE”- nënvizoi Meta.
AXHENDA E KONVENTËS SË PS
Dita e parë: Do të prezantohen të gjithë krerët e partive aleate si dhe një jetëshkrim të tyre por dhe aktivitetit ndër vite dhe kontributin në jetën politike shqiptare.
Do të prezantohen 140 kandidatët e PS, i plotë jetëshkrimi i tyre.
Dita e dytë: Kryetari i PS dhe drejtuesit e grupeve të punës do të prezantojnë programin e plotë të PS.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)