E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konvikti afere korruptive

Këshilltarja socialiste në Bashkinë e Tiranës Adriana Berberi publikon fakte që sipas saj dëshmojnë se transferimi i Konviktit të Gjuhëve të Huaja tek privatët është një aferë korruptive.

"Ne buxhetin e vitit 2012 konvikti ishte parashikuar qe te shnderrohej ne shkolle publike 9-vjeçare. Por ne nentor të vitit të kaluar, në Këshillin Bashkiak u paraqit një vendim, në të cilin fondet e alokuara për këtë projekt u hoqën si argument i mosrealizimit", tha Berberi. Me anë të një dokumenti, në nëntor të vitit të kaluar, Bashkia e Tiranës ndryshoi destinacionin e konviktit nga shkollë publike në ambiente për privatët. "Në këtë diskutim ngrita shqetësimin që ndryshimi i planit të këtij objekti kishte në të vërtetë legalizimin apo vulosjen e një afere korruptive që kishte nisur ndërkohë në zyrat e kryetarit të Bashkisë me grupe interesi, të cilat sigurisht nuk përfaqësonin interesat publike", tha Berberi. Zonja Berberi thotë se përmes këtij akti Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Ekonomisë jo vetëm kanë konsumuar një aferë korrupsioni, por kanë shkelur haptazi interesin publik. "Bëhet fjalë për një pasuri që ishte e Bashkisë së Tiranës. Duke ndjekur prognozën e shtimit të popullsisë, por edhe ndërtimeve të reja që kanë ndodhur në zonën e rrugës së Elbasanit, studimet kishin nxjerrë nevojën për ndërtimin e një shkolle të re në Tiranë", thotë Berberi. Ne shume nga shkollat e Njesise Bashkiake 2, shkollat jane te mbipopulluara dhe mesimi zhvillohet me dy turne, edhe pse behet fjale per nje zone qe eshte gati ne qender te Tiranës. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›