E Diel, 1 Nëntor 2026

Kopenhagen, Berisha mban fjalimin në samitin për klimën

Kopenhagen, 17 dhjetor NOA Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot një fjalim në  Konferencën e OKB për Ndryshimet e Klimës në Kopenhagen, Danimarkë, ku ndodhet që prej ditës së djeshme për një vizitë tre ditore. Pas fjalimit të kryeministrit Berisha paraditen e sotme, kanë marrë fjalën  e tyre edhe kryetarë të vendeve të tjera, si presidenti i Meksikës Felipe Calderón Hinojosa, kryeministri i Australisë Kevin M.Rudd, kryeministri Greqisë, George Papandreu.

Gjatë qëndrimit tre ditor në Danimarkë, Kryeministri Berisha është i ftuar në një darkë që shtrohet për nder të pjesëmarrësve nga mbretëresha e Danimarkës, Madhëria e Saj Mbretëresha Margrethe II, darkë e cila do të mbahet në Christiansborg Castle, pas ceremonisë së prezantimit me Familjen Mbretërore. Ndërkohë sot kryeministri Berisha është i ftuar edhe në një drekë të shtruar nga kryeministri i Danimarkës në ambientet e Bella Center, së bashku me kryetarët e tjerë të qeverive dhe delegacioneve pjesëmarrëse në këtë konferencë k.k/NOA  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›