Korça mbetet e socialistëve, korçarët i besojnë mandatin e tretë Sotiraq Filos
Sotiraq Filo është rikonfirmaur sërish si kruebashkiak në Korçë, ndërsa Partia Socialiste merr kështu një tjetër bashki.
Kandidati socialist, Sotiraq Filo, ka arritur të marrë besimin e korçarëve për të tretën herë. Sipas informacioneve zyrtare të publikuara nga KQZ mësohet se Filo ka fituar me 20996 vota, përballë kandidates së koalicionit " Bashkë Fitojmë", Ledina Alolli e cila arriti të marë vetëm 13631 vota.
Menjëherë pas këtij rezultati festimet në Korçë kanë filluar, ndërkohë priten dhe fitoret e tjera në bashkitë e vendit ku procesi i numërimit është drejt fundit dhe Partia Socialiste është në avantazh.

Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
