E Hënë, 2 Nëntor 2026

Korça nën “petkun e bardhësisë”, ARRSH siguron kalueshmërinë e rrugëve

Reshjet e dëborës kanë zbardhur pothuajse të gjithë qarkun e Korçës.

Mëngjesin e kësaj të diele, katër mjete borëpastruese janë duke punuar për të bërë të qarkullueshëm edhe aksin e ri rrugor Korçë-Ersekë, aks i cili, për shkak të procedurave, ka mbetur pa mirëmbajtje dimërore.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ARRSH-së, duke angazhuar mjete borëpastruese të firmave të tjera për të bërë të mundur zhbllokimin e këtij aksi nacional, pasi mjetet kanë qarkulluar në aksin e vjetër, i cili ka mirëmbajtje dimërore dhe është i kalueshëm pa probleme.

Tani edhe rruga e re Korçë-Ersekë është e kalueshme pa probleme. /vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›