Korça prej betoni
Nga Nastila Mano
Nuk dihet sa ishte viti kur korçarët ja u dorëzuan hienave çelësat e shtëpisë së tyre. Atë shtëpi të madhe e të bekuar që quhet Korçë. Vizitorët, (përfshi edhe vetë korçarët e ikur përfundimisht) vërejnë se nuk ka mbetur më asgjë nga shkëlqimi i dikurshëm. Propaganda është e madhe se qyteti zhvillohet e lulëzohet çdo ditë. Realisht, hienat luajnë valle dhe qengjat shikojnë ato pak punë të tyret. Sdo mend,nuk mund të bëjnë më shumë se aq, nuk i ka lënë mendja akoma. U mashtruan ëmbël nga djemtë e rinj e me vizion, të cilët treguan në skica shumë lulishte, premtuan vende pune dhe i siguruan korçarët se nuk do tia u cënonin të kaluarën e lavdishme, përkundrazi, do ta mbronin me ngulm atë. Pra, i ngopën me lugën bosh. Tani që korçarët e dinë se nuk ka më shpresë për rikuperim,belbëzojnë në shtëpi dhe qosheve të kafeneve. Vetëm një kafe e mire i ngroh,për ironi,nuk i ngroh dot më qyteti i tyre. Duket sikur janë paralizuar dhe me sy të çakërritur shikojnë si ja u kanë shpërfytyruar Korçën arkitektët e rinj; nuhasin vetëm erën që vjen nga kuzhina e qytetit,atje ku kuzhinierët barkmëdhenj gatuajë gjellëra që vetëm ata i shijojnë.
Korçarët bëjnë inventarin e shtëpisë së tyre të madhe që quhet Korçë. E nisin me muret, ku dikur qëndronin varur piktura të rralla e të çmuara. Atje mungojnë prej muajsh veprat e Piktorit te Popullit, Vangjush Mio.
Realiteti ju përplaset në fytyrë me forcën e shembjes së godinave historike,për të cilat, drejtuesi më i lartë i Institutit të Monumenteve tha se nuk kishin asnjë lloj vlere arkitektonike.(!) Shtëpia ku Korça u shpall Krahinë Autonome nuk ekziston më. E kishin harruar për së gjalli edhe ata që e qajnë sot me lotë krokodili. Godina në fjalë u la me dashje gjoja në harresë dhe u prit me durim derisa u amortizua nga faktori kohë. Goditja banditeske ju dha në dy faza të paralajmëruara. Asnjëra prej tyre nuk u ndalua.
Korçës ju shemb mu në qendër Shtëpia e Pavarësisë,godina e dytë më e rëndësishme në qytet pas Shkollës së parë shqipe. U shemb duke u gdhirë, si të ishte pulari. Por thuhet se do të rindërtohet e do jetë gati për 100 vjetorin e Pavarësisë së Atdheut. Këta lloj premtuesish i lajnë duart si Pilati me këto deklarata,nuk bëjnë asnjë përpjekje minimale (pavarësisht nga juridiksioni) për të mbajtur më këmbë atë që kanë,atë të vlefshmen,të vërtetën,historiken dhe pasi ajo bëhet pluhur thonë çudira,se tani Shtëpinë e shembur do ta bëjnë të re,të fortë dhe me kontribut vullnetar arkitektësh. dhe ne prapë do ta djegim dhe ne prapë do ta ndërtojmë zoti Lam-fjali nga filmi Pylli i lirisë. Bëhej fjalë për konflikt pronarësh atje,jo për shembje dhe rindërtim.
Në vendin tonë, paradoksi është se duan ta mbrojnë me militantë trashëgiminë kulturore. Vendosin në poste kyçe njerëz të komanduar politikisht, të cilët skanë asnjë lidhje me karrigen ku ulen dhe kur ju kërkohet të bëjnë një deklaratë publike,përpëliten e thonë:Këtu ka ujqër dhe ne (si Drejtori Rajonale e Kulturës Kombëtare në Korçë) smund të bëjmë dot gjë! Çfarë sna zënë veshët në këto kohë të mbrapshta.
Qytetarët fërkojnë sytë,pa mundur dot të shohin qartë. Me nostalgji kujtojnë se si ngjante shtëpia e tyre dikur, një shtëpi nga ato që këndonte e që çfarë nuk kishte brenda për tu krenuar. Kurse sot Korça jonë po merr pamjen e qyteteve të tjera të Shqipërisë, me fytyrë të llangosur si mos më keq dhe me çehre prej betoni. Kujtuam se i rezistoi furive ndërtuese dhe transformimeve vulgare. Në fakt, thjesht kujtuam!
***
Na ishte një herë Korçashtëpia e madhe e korçarëve, vendi mikpritës i atyre që vinin për ta parë sa e bukur dhe sa e rrallë ishte. E quanin djep kulture, i kishin thurrur edhe vargje: Lumja ti, moj Korç o lule, qi le pas shoqet e tua-N. Frashëri. Rrugës duke hyrë në Korçë shkelje rrugicat e shtruara me kalldrëm dhe nuhasje aromë bliri e shikoje bashta të mbjella me trëndafila, tulipanë dhe ortanca të bardha. Përtej portave me kangjella të zinin sytë në oborr gruan e bukur dhe mikpritëse korçare,e cila kujdesej për lulet,për zahirenë e dimrit,për fëmijët e për gjithë shtëpinë. Mëngjeset në Korçë ishin të bukur e të freskët,nga ato mëngjese me diell e këngë bilbilash,ku gratë e palodhura dilnin e pastronin sokakun dhe burrat shkonin në punë të tyre. Ka qenë e bukur shumë Korça. Ndërtesat me arkitekturë italiane e rumune spikatnin mes shtëpive karakteristike dykatëshe. Numërohen mbi 35 objekte të zbatuara me projekte të arkitektëve italianë, të paktën tre objekte me arkitekturë rumune, me çati piramidale dhe një objekt me arkitekturë austriako-gjermane,shtëpia e lejlekëve. Korça ka patur (dhe ka ende pa u shkatërruar përfundimisht) fondin më të pasur të projektimeve urbanistike dhe arkitektonike, pas Tiranës, kryeqytetit. Ndër punimet italiane dua të veçoj më të bukurën, godinën e Bankës së Shqipnis (aso kohe), ai është objekti më i madh me gurë i ndërtuar ndonjëherë në Korçë. Qyteti dukej që nga kodrat si një pikturë perfekte mes sfondit shumëngjyrësh krijuar nga natyra dhe fshehur bukur pas një grushti malesh. Korça ishte qyteti i argëtimit,i jetës mondane dhe krijimtarisë. Ishte epoka e njerëzve të mëdhenj. Korça e së shkuarës kishte qetësi dhe nder. Kishte mirëbërësit e famshëm korçarë, prej të cilëve u ndërtuan pjesa më e madhe e godinave dhe bizneseve më të rëndësishme për qytetin dhe rrethinat. Mirëbërësit kontribuuan posaçërisht në fushën e arsimit,kulturës,kultit dhe shëndetësisë. Korça kishte një Pazar të madh me godina të pastra e të lyera bukur,me tregëtarë fisnikë dhe të zotë;një Pazar të mbushur me zanatçinj dhe mjeshtra të punës. Krahas tyre Korça kishte shkrimtarë,fotografë me studio profesionale (më të mirat në Shqipëri), kishte galeri artesh dhe artiste. Mbrëmjeve dëgjoheshin tingujt e kitarave e mandolinave, serenatat kumbonin në terrin e natës, Kori Lira ishte në kulmin e suksesit të vet,dashuria e ëmbël kishte tjetër lezet,stërgjyshërit e gjyshërit ishin padyshim të tjerë njerëz. Korça kishte jo pak,por tre kinema. Kishte një katedrale të mrekullueshme,Shën Gjergjin. Kishte shtëpinë e pavarësisë së saj. Kishte Mësonjëtoren e Parë Shqipe dhe Liceun francez. Korça e së shkuarës ngjan me një përrallë të bukur,nga ato që ti mbushin sytë me lot kur mbaron rrëfimi.
Por kohët që ndryshuan nuk mbrojtën dot më të mirën e paraardhësve. Ndër vite bukuritë historike u shkulën nga themelet, u tjetërsuan ose u lanë në harresë që të shemben vetë. Në fakt është më lehtë të shkatërrosh sesa të mbrosh. Të realizohen projekte brenda një qyteti të shkatërruar është më lehtë sesa ta shtrish qytetin fushave dhe të hapësh një faqe të re në historinë e tij. Në shumë rrugica karakteristike kalldrëmi u zëvendësua nga pllakat dhe shumë të tjera nxijnë nga asfalti i zi. Paralelisht janë bërë edhe punë të mira,ku shembulli i parë është tjetërsimi i bulevardit Republika. Por Banka është shpërfytyruar prej vitesh. E kanë lyer me bojë dhe e kanë bërë të duket si sytë e tyre. Gurët e asaj ndërtese me arkitekturë italiane nuk kanë më asnjë vlerë. Katedralen e Shën Gjergjit nuk e shembën dot tërmetet, por regjimi komunist;ishte një kohë e errët kur askush sguxonte të ndërhynte për të penguar atë monstruozitet. E keqja është se tani jetojmë në kohë akoma më të errëta. Puna e kinemave të Korçës përfundoi si loja me kungulleshka; kishte tre kinema, ska asnjë kinema! Po pse ska asnjë kinema?! Ish Pazari ka marrë pamjen e frikshme të Kabulit dhe zhvillon çdo ditë aktivitetin e tij duke gangrenizuar atë pjesë të qytetit, në pritje të fondeve për restaurim që nuk miratohen kurrë, në pritje të kthimit të pronave ish pronarëvePjesa tjetër e mirë që bëhet në Korçë është thjesht detyra!
Mëngjeset e pasditet nuk janë më ato të dikurshmet, edhe pse dielli njësoj lind e perëndon. Faktori ekonomik luan rolin kryesor në